Lazio nuk po kalon momente të qeta kohët e fundit. Mediat italiane, kanë zbuluar se para disa ditësh, në qendrën stërvitore, ka ndodhur një mbledhje mes presidentit Klaudio Lotito, drejtorit sportiv Igli Tare dhe drejtorit teknik, Anxhelo Peruci. Gjatë diskutimit ka pasur edhe një incident. Sipas Perucit, si Tare ashtu sikurse Lotito duhet të bënin një hap prapa lidhur me idenë e largimit të Luis Albertos nga skuadra, duke parë rëndësinë e tij në skemat tekniko-taktike të trajnerit Inzagi.
Por mesa duket, në debat e sipër, nga ana e Tares dhe Lotitos ka shpëtuar një ofendim në drejtim të Anxhelo Perucit, i cili jo vetëm që i është kundërpërgjigjur, por mësohet se ka zbrazur edhe zyrën e tij, pasi ka kërcënuar me largim, nëse dy krerët e lartë të Lacios nuk ndërrojnë mendim për Alberton.