Qytetet e ndaluara dhe shumë të frikshme duken sikur ekzistojnë vetëm në përrallat e frikshme, por paskan ekzistencë edhe në jetën reale. Në Rusi është një qytet i tillë. Bëhet fjalë për Ozersk, i cili është i fshehur thellë në male. Ajo që mësohet sipas burimeve brenda qytetit, ushqimi në këtë vend është i helmuar. Edhe pse janë të informuar rreth jetesës atje, banorët ende vijojnë të qëndrojnë në lagjet e qytetit tepër të heshtur. Qyteti ka një popullsi prej rreth 82,000 njerëz dhe është vendlindja e programit bërthamor të Bashkimit Sovjetik. Në pamje të parë duket si një qytet krejt normal, por në fakt aty veç institucioneve normale, ka edhe një liqen, i cili thuhet se është dy herë e gjysmë më radioaktiv se Çernobili. Ozersk nuk është shfaqur asnjëherë në hartë, ndërsa të huajt nuk lejohen hyjnë sikurse banorët kanë nevojë për viza speciale për t’u larguar.
Burimi: The sun/ Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania