Pas përkeqësimit të situatës nga Covid-19, Anglia vendosi një izolim kombëtar që pritet të mbarojë më datë 2 dhjetor. Por kohët e fundit, ky shtet ka vendosur lehtësim të masave, teksa do të reduktojë qëndrimin e udhëtarëve të huaj në izolim. Mësohet se të huajt përfshirë dhe shqiptarët, nga 14 ditë izolim, nga data 5 dhjetor do të bëjnë 5 ditë karantinë. Gjithashtu, mësohet se testi do të duhet të paguhet nga vetë udhëtari.