Policia e Tiranës ka njoftuar se mbrëmjen e sotme është gjetur pa shenja jete një 60-vjeçar.
Në njoftimin e policisë thuhet se 60-vjeçari me iniciale A.P është gjetur pa shenja jete në një magazinë të kthyer në banesë në rrugën “Siri Kodra”. Nga të dhënat paraprake në trupin e 60-vjeçarit nuk ka shenja dhune apo dëmtime fizike.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbulimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë Tiranë/ Informacion paraprak.
Më datë 24.11.2020, rreth orës 18:30, në rrugën “Siri Kodra”, në një magazinë (e kthyer në banesë), është gjetur pa shenja jete shtetasi A.P., rreth 60 vjeç. Nga kqyrja paraprake nuk vërehen shenja dhune apo dëmtime të tjera fizike. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet për vdekje natyrale.