U mbyllën edhe 6 sfidat e orës 21:00 të ditës së sotme në Champions League, ku si zakonisht nuk kanë munguar surprizat. Spikat përmbysja e Juventusit ndaj Ferencarosit, teksa golin për ekipin hungarez e shënoi Myrto Uzuni. Megjithatë, Juventusi ka treguar dhëmbët dhe shënoi dy gola me Ronaldon dhe Moratën duke marrë fitoren e rëndësishme.
Ndërkaq, në sfidat e tjera, bien në sy fitoret e thella të Dordmundit, Manchester United dhe Barcelonës. Fitore gjithashtu për Lazion dhe PSG-në të cilat nuk zhgënjyen. Ja të gjitha rezultatet e mbrëmjes: