Ndërtimi i Unazës së Madhe/ Lali Leku devijon projektin, qytetari: Preken interesat e biznesmenit Refik Halili

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 27.12.2020, 07:49

Prej disa javësh kanë nisur punimet në sheshin "Shqiponja" në Tiranë për ndërtimin e mbikalimit dhe segmentit që do lidhë këtë shesh me Bulevardin e Ri. Sipas hartës të ARRSH-së, segmenti i ri do të kalojë nga rrethrrotullimi i Doganës në drejtim të Laprakës, për të vijuar në rrugët Allaman Dervishi, Vangjel Noti dhe për të vijuar paralel me lumin e Tiranës në segmentin ekzistues të Unazës së Madhe e për të përfunduar në zgjatimin e fundëm të Bulevardit të Ri. Por siç e kanë zakon Rilindasit, favoret ndaj të njohurve dhe miqve të tyre nuk i kanë lënë as në këtë projekt. Një qytetar ka denoncuar një rast të tillë në redaksinë JOQ Albania, ku për interesa të Lali Erit me shokë, është bërë devijimi i projektit. Qytetari thekson se pjesa e nënvizuar me të bardhë është rruga ekzistuese, por siç thotë më tej ai, e kanë devijuar për shkak se preken interesat e një shoku dhe miku të ngushtë të Edi Ramës. Bëhet fjalë për Refik Halilin, i cili njihej me Ramën që kur ky i fundit ishte kryetar Bashkie i Tiranës. Epo ta gëzojmë projektin e ri korruptiv, i cili i rëndon e dhe më tepër hallet e banorëve të zonës.

Mesazhi i mbëritur:
Psh Urime per pune qe po beni duke treguar hallet e cdo shqipari . Duke par qe jeni ne kraha te popullit do doja shum te ivestigonit projektin qe lidh "sheshi shqiponja -bulevardi i ri " pasi per inetresa personale te lali erit me shok kan devijuar porjektin. Ajo me te bardh eshte rruga ekzsituse por mos te prishur nje objekt qe ja u jap me jet qe eshte e shokut te ngusht te edi rames e kan kaluar rrugen mbrapa atij objekti. Me pak fjal ky eshte nje akt i paster korrupision qe i bie ne kurris te shum banorve te asaj lagje .do ju falenderoj nese do e pubikonit mbase e shofin edhe e ndrojne projektin .anonim si te gjith te tjeret .flm pune te mbar. Eshte akdemia e biznesit me pronar refik halilin shok biznesi qekur ishte rama kryetar bashki

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit