Arrestuan 36-vjeçarin se i dha 50€, gruaja nxjerr blof Policinë: Një djali i kërkuan 200 Euro!

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 07.12.2020, 23:41

Ditën e sotme një 36-vjeçar është arrestuar në Rinas, pasi tentoi të korruptonte policin në pikën kufitare. Sipas njoftimit të policisë, i ndaluari kishte plotësuar ditët e qëndrimit në zonën Schengen dhe për të mundësuar kalimin i kishte ofruar oficerit të policisë 50 euro. Ndërkohë Policia e Shtetit u ngrit menjëherë duke njoftuar "suksesin" e arritur pasi kishte arrestuar personin në fjalë. Kjo gatishmëri e habitshme për të 'neutralizuar' qytetarët e thjeshtë u vu re edhe nga shumë komentues, të cilët reaguan në faqen e Policisë duke e 'masakruar' atë me komente.

Gjithashtu një qytetare ka shkruar në redaksinë JOQ Albania në lidhje po me këtë fenomen të hasur nga ana e saj para një muaji. Vetëm se ndryshimi sipas saj, ishte fakti se teksa po kalonte në Rinas, policia i ka hapur probleme edhe pse ajo i kishte të gjitha dokumentet në rregull. Qytetarja shprehet e habitur nga njoftimi i policisë, pasi sipas saj, janë vetë ata që e nxisin rryshfetin, siç kanë bërë edhe me vetë qytetaren në fjalë duke e vonuar për gati një orë, si e si ajo të paguante për të kaluar më shpejt.

Ajo shton më tej se policët i kanë kërkuar 50 euro për të kaluar, ndërsa një djali tjetër i kanë kërkuar 200 euro. Ky i fundit ka paguar vetëm 100, aq sa kishte mundësi, dhe më pas një shok i tiji i ka shtuar edhe 100 euro për të plotësuar shumën e kërkuar nga policët. Gjithashtu qytetarja thotë më tej se kështu kanë vepruar edhe me disa persona të tjerë, duke i marrë veç në zyrë me qëllim për t'i zhvatur lekët. Më poshtë jepet mesazhi i plotë nga qytetarja dhe video e momentit kur policët kanë ndaluar djalin në fjalë.

Mesazhi i qytetares:

Pershendetje JOQ nuk e di pse eshte bere denoncim per nje person qe ka dhene 50€ per te kaluar me ben shum cudi ,sepse para 1 muaji kam kaluar ne rrinas isha ne rregull me te gjitha dokumentat dhe njeri nga policet me hapi probleme me ka lene gati 1 ore vec qe un te paguaja dhe nuk isha e vetmja pasi beri shm pyetje per te kuptuar a kisha mundesi per te paguar shumen qe ata kerkonin, mua me kerkuan 50€ per te kaluar nje djale tj qe e kishin ndaluar dhe ate ai paguaji 100€ Dhe i thane qe mjep 200€ per te kalur kane futur nje shok te djalit per te sjell lekt tj sepse ai 100€ i tha kam mundsi me pagu ,Dhe si ne kane qene dhe shume persona te tj qe i kane lene vec madje, i fusnin ne zyre gja kish probleme me pasaportat aty fusnin leket .... mos te fajsojn kot te tj kur vet kane kerkuar lek ta thonin troc kur ke ardh ktu a e di si kalohet..??? Faleminderit kjo ish vendi ku te kalonin jam munduar ti filmoj po sme lejuan. Brenda ka qen dhe djali qe po thoja me siper.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit