Dita e katërt e protestës për 'eliminimin' e 25-vjeçarit Klodian Rasha në kryeqytet, u shoqërua me përplasje dhe tensione mes qytetarëve dhe policisë. Që në fillim të protestës efektivët e policisë tentuan shpërndarjen e turmës duke përdorur gaz lotsjellës dhe nuk janë kursyer as dyqanet dhe bizneset në rrugët e kryeqytetit. Së fundmi një video e mbërritur në redaksinë JOQ Albania, duken qartë pasojat që ka shkaktuar gazi losjellës i përdorur nga policia në një dyqan në kryeqytet. Ndërkohë brenda tij ndodheshin punonjësit, të cilët duken pothuajse të asfiksuar dhe shumë të trembur nga terrori i ushtruar.