Policia vret të riun, Erion Veliaj blen 35 milionë fishekzjarre për të festuar

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 15.12.2020, 20:56

Pak ditë më parë një ngjarje tragjike nguli kthetrat e saj të zeza në mendjen dhe zemrat e të gjithë shqiptarëve. Një i ri vetëm 25-vjeç u ekzekutua nga policia në mes të Tiranës vetëm sepse kishte guxuar të dilte jashtë shtëpisë për të blerë cigare tek kioskat 24-orëshe. Ngjarja siç tashmë dihet, bëri bujë të madhe dhe mijëra shqiptarë mbushën sheshet e gjithë Shqipërisë si dhe në mjaft kryeqytete të botës para ambasadave shqiptare. Zemërimi ishte dukshëm mjaft i madh, sidomos tek të rinjtë të cilët vërshuan në rrugë.

Mirëpo për habi, vetëm dy ditë pas vrasjes së të riut, Erion Veliaj gjen kohë të hapë një tender me vlerë rreth 35 milionë lekë të vjetra me TVSH për të festuar! Sipas tenderit që mban numrin e referencës REF-81594-12-09-2020 dhe ka për objekt “Fishekzjarre për festat e fundvitit”, rezulton se Erion Veliaj parashikon të blejë deri në 35 milionë lekë të vjetra fishekzjarre për të festuar. Nuk dihet mirë se çfarë do të festojë Veliaj, në një kohë që gjithë ekonomia është përtokë për shkak të COVID-19.

Fare mirë këto para mund të përdoreshin për njerëzit në nevojë apo qoftë edhe për të trajnuar policët e tij se si të sillen në mënyrë më njerëzore me fshatarët e shkretë të cilëve u shkelin me këmbë lakrat e sallatan që shesin për bukën e gojës. Për çudi Veliaj e ka hapur këtë tender vetëm dy ditë pas vrasjes së të riut nga policia kur vendi dhe rinia ziente nga inati, duke treguar në këtë mënyrë se në realitet nuk ka respekt për asgjë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit