Profil/ Milva Ekonomi, ministrja e re e Bujqësisë që i dhuronte dhëndrit dhe Ilir Beqajt paratë e shqiptarëve

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 16.12.2020, 18:54

Ditën e sotme, Rama njoftoi se do të çonte për dekretim tek Meta emrin e Milva Ekonomit si ministre e Bujqësisë dhe atë të Bledi Çuçit si ministër i Brendshëm. Të dy këta emra kanë një historik të gjatë në Rilindje, pasi kanë mbajtur dhe më pas ndërruar poste në shumë ministri dhe herë pas herë i kanë bërë qoka edhe vetë kolegëve të tyre nëpërmjet prokurimeve publike. Por kush është Milva Ekonomi dhe cili është kontributi i saj ën shpërdorimin e taksave të qytetarëve gjatë kohës që ka patur poste drejtuese në PS? E ardhur nga radhët e MJAFT ministresha e re është e perfeksionuar në artin e shpërdorimit të Buxhetit të Shtetit.

Ekonomi ka mbajtur postin e drejtoreshës së INSTAT e më pas atë të zv/ministres së Shëndetësisë në mandatin e parë të Ramës, kur ministër ishte Beqaj. Pas kësaj Ekonomi u emërua ministre e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, pasi zuri vendin e Ahmetajt. Gjatë kohës kur ka mbajtur këto poste në kupolën e mavive, Ekonomi është siguruar që një pjesë të mirë të parave publike, që furnizohen nga taksat e shqiptarëve, t’ua japë jo vetëm dhëndurëve por edhe kolegëve të saj mavi, duke përmendur këtu ish-shefin në Shëndetësi Ilir Beqaj.

Ekonomi e nisi me këmbë të mbarë postin e saj si ministre e Zhvillimit Ekonomik kur shpalli një tender prej 80 MILIONË LEKËSH për "Projekt studimor-Sfidat e Zhvillimit Ekonomik dhe Tregtar të Shqipërisë". Projekti zgjat vetëm 2 muaj dhe asnjëherë nuk u qartësua se çfarë produkti final do të sillte ky shpërdorim i taksave të qytetarëve për Ministrinë e Milva Ekonomit. Pak ditë më pas, më 12 Shtator 2016, Agjencia Kombëtare e Turizmit, nën varësinë e ministrisë së Ekonomit, shpalli një tender për shërbim konsulence për promovimin dhe hartimin e strategjisë së zhvillimit në fushën e turizmit me fond limit rreth 600 MILIONË LEKË kur sezoni turistik veror në vend kishte përfunduar.

Dritëhijet mbi këtë tender

Agjencia Kombëtare e Turizmit e ka shpallur në 12 shtator njoftimin në Agjencinë e Prokurimit Publik dhe po në 12 shtator është zhvilluar edhe tenderi. Data e dorëzimit të dokumentacionit për shprehje interesi është 12 shtatori në orën 10:00 ndërsa afati kohor për hapjen e kërkesave është sërish në të njëjtën datë dhe orë, pra 12 shtator ora 10:00.

12 Shtatori qëlloi që përkoi me festën botërore të Kurban Bajramit kur e gjithë administrata ishte pushim, teksa ministria e Ekonomit shpalli fituesin.

Sërish Ekonomi, nuk u ndal duke i dhënë një tjetër tender, sipas denoncimit të bërë në adresën e ish-kryeministrit Berisha, dhëndrit të saj Redon Skikulit, të fejuarit të vajzës së madhe Abi Dodbiba. Tenderi me vlerë 23 MILION LEKË, shkruante denoncuesi, iu dha Skikulit kur ai në fakt nuk ka asnjë lidhje me turizmin dhe duke shtuar “Çdo dëshirë e mirë për ta lidhur atë me projekte turistike është aq qesharake sa edhe ai vete besoj se qesh. E te mendosh që të gjitha janë para taksash të shqiptarëve që shpërndahen si dhurata tek të dashurit e ministres.”

Sapo mori postin si ministre, Ekonomi falënderoi ish-shefin në Shëndetësi Ilir Beqaj duke i bërë dhuratë një tender me vlerë 17 MILION LEKË për ristrukturimin e portalit të Turizmit Shqiptar, ku fituese shpalli kompaninë e tij por jo me letra, “FASTECH”.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit