Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në autostradën Lushnjë-Rrogozhinë, ku një grua është përplasur nga një makinë teksa ka tentuar të kalojë në anën tjetër të rrugës. Pamjet nga vendngjarja janë dërguar në redaksinë JOQ Albania nga person i pranishëm atje. Siç duket edhe në video, gruaja ka pësuar dëmtime të rënda në kokë dhe dergjet në asfalt duke rënkuar nga dhimbjet e shumta që ndjen. Disa persona i kanë shkuar në ndihmë, por pa e prekur për shkak se mund ta dëmtonin edhe më keq. Ata kanë lajmëruar ambulancën, ndërsa nuk dihet me saktësi gjendja shëndetësore e gruas.