Shqipëria ndodhet ende nën masat e ndërmarra nga qeveria me qëllim parandalimin e përhapjes së Covid. Masa të tilla janë mbajtja e maskave në ambiente të hapura, mos grumbullimi i më shumë se 10 personave etje.Por të gjithë kemi qenë dëshmitarë se në jo pak raste, këto rregulla janë shkelur nga vetë autoritetet apo persona të afërt me qeverinë. Së fundmi, në një video të mbërritur në redaksinë JOQ Albania para pak minutash, shihet se në lokalin "Truth Lounge Bar" në Elbasan dhe që është në pronësi të deputetit socialist Arben Kamami, çdo fundjavë organizohen festa pas orës 22:00.
Një shkelje e shumëfishtë në fakt e rregullave të vendosura nga autoritetet, por mesa duket ky është avantazhi i të qenit pjesë e qeverisë. Sipas qytetares që e ka denoncuar rastin, edhe pse policia dhe Bashkia janë në dijeni, nuk guxojnë ta shqetësojnë pronarin (deputetin) e lokalit.
Mesazhi i mbërritur: