Ekziston një opinion i përgjithshëm se një pjesë e të rinjve të sotëm janë të 'shthurur' dhe nuk njohin asnjë limit. Ndërkohë një video e rëndë ka mbërritur së fundmi në redaksinë JOA Albania, e cila vërteton këtë gjë. Disa të rinj janë filmuar duke goditur me grushte dhe shkelma në kokë një burrë. Nga pamjet ai duket sikur është endacak dhe i pastrehë, ndërsa nuk dihet saktësisht vendi se ku ka ndodhur ngjarja. Pamjet janë vërtetë të rënda dhe të rinjtë shihen që e godasin me radhë njëri pas tjetrit burrin.