Si tallen me shqiptarët PD-PS/ Voltana Ademi i jep qindra milionë tender nipit të Sadri Abazit

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 26.12.2020, 20:10

Ore shqiptarë të mirë, a e dini që askujt, por askujt nuk i “plas” për ju? More askujt! Ta mbani mirë vath në vesh. Natyrisht ju të gjithë e dini, pasi kjo reflektohet fatkeqësisht në shifrat që tregojnë emigrimin e rinisë dhe jo vetëm. Qindra e mijëra shqiptarë o largohen nga ky vend vetëm sepse e ndjejnë veten të pamundur për të jetuar në një sistem që i rrjep 24 orë në ditë.

Nuk ju rrjepin vetëm ata që janë në pushtet, por të gjithë. PD dhe PS janë aleanca më e mirë e mundshme për të na vjedhur të gjithëve. Rasti më i fundit është ai i bashkëpunimit të kryetares së Bashkisë Shkodër Voltana Ademi me nipin e ish-deputetit socialist Sadri Abazi.

Në një tender që mban numrin e referencës REF-77151-10-29-2020, Voltana Ademi i ka dhuruar kompanisë së Arbër Abazit plot 180 milionë lekë të vjetra me TVSH. Nipi i Sadri Abazit ka marrë pjesë bashkë me 4 firma të tjera në tender, por “de facto” nuk ka patur garë fare, pasi 3 prej firmave kanë ofruar më pak sesa Abazi dhe prapë janë skualifikuar.

Madje edhe vlera fituese është thuajse identike me fondin limit, përkatësisht 94.6% e tij. Kaq mjafton për të konkluduar se PD dhe PS janë “brekë e bythë” bashkë porsa i përket “futjes” ndaj popullit.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit