Sondazhi/ Shqiptarët vendosin: Elvis Naçi shpallet personazhi i vitit 2020

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 01.01.2021, 00:08

Teksa Viti i Ri 2021 ka mbërritur, JOQ ALBANIA njofton se rezultati i sondazhit “Personazhi i Vitit 2020”, midis 12 kandidaturave nga fusha të ndryshme të jetës në Shqipëri, është vulosur nga shqiptarët. Votuesit kanë shpallur një mbajtës dinjitoz të këtij titulli të sondazhit të publikuar më datën 23 dhjetor, ku mbi 36,434 qytetarë shqiptarë votuan personazhin e tyre të preferuar nga 12 emrat e përzgjedhur nga redaksia e JOQ ALBANIA. Protagonistë në ngjarjet më të bujshme që kanë ndodhur përgjatë këtyre 12 muajve, duke dhënë kontributin e tyre, secili sipas fushës që mbulon.

Shqiptarët kanë vendosur që titullin "Personazhi i Vitit 2020" e meriton plotësisht imami dhe bamirësi i mirënjohur, Elvis Naçi, njeriu i cili me punën e tij të palodhshme u ka qëndruar pranë shqiptarëve të varfër, duke fituar admirimin dhe respektin e tyre. Ky i fundit është votuar nga rreth 10,000 shqiptarë. Përmes fondacionit të bamirësisë "FIRDEUS" që ai drejton, i është mirë-besuar “RINDËRTIMI I THUMANËS”, ndërtimi i 170 banesave të reja për banorët e fshatit të shkatërruar nga tërmeti ku mbizotëronin rrënojat.

Menjëherë pas tij, në vendin e dytë si më i votuari me mbi 7,300 vota, është zgjedhur Qazim Rasha, babai i Klodian Rashës, 25-vjeçarit që mbeti i plagosur nga efektivi i Policisë së Shtetit. Qazim Rasha bëri veprimin e pashembullt, duke dhuruar për bamirësi të gjitha paratë që i ofroi qeveria dhe personazhet publikë.

Ndërsa i treti, me mbi 7,200 vota, renditet Marin Mema. Gazetari më i njohur dhe i respektuar i të gjitha trevave shqiptare, i cili nëpërmjet profesionit të tij të shenjtë, i ka dedikuar jetën njohjes së historisë së kombit shqiptar.

Renditja e plotë:

  1. Elvis Naçi
  2. Qazim Rasha
  3. Marin Mema
  4. Val Deçani
  5. Adman Abdullahu
  6. Xum Allushi
  7. Tritan Kalo
  8. Altin Goxhaj
  9. Haxhi Krasniqi
  10. Neritan Licaj
  11. Doruntina Miroci
  12. Aranita Brahaj

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit