Rast urgjent për ndihmë! 56-vjeçari endet rrugëve në netët e ftohta, me lot në sy përgjërohet për një strehë!

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 01.01.2021, 22:32

Shumë shqiptarë festuan natën e ndërrimit të viteve. Por nuk ka ndodhur e njëjta gjë edhe për disa të tjerë. Këtë e dëshmon një video e mbërritur së fundmi në redaksinë JOQ Albania. Një qytetar na ka shkruar se teksa po ecte në rrugët e qytetit të Fierit, ka ndeshur një zotëri të vetmuar, i cili endej i mërzitur dhe i dëshpëruar. Zotëria quhet Gëzim Nebiu, 56 vjeç nga Kuçova. Ai është rritur jetim dhe nuk ka një strehë ku të fusë kokën në këto netë të ftohta dimri. Për këtë arsye është i detyruar të endet rrugëve të Kuçovës, Fierit dhe Tiranës. Ai lutet dhe përgjërohet që kushdo që ka mundësi ta ndihmojë sodopak, qoftë një dhomë ku mund të strehohet.

Mesazhi i plotë i qytetarit:

Mirëmbrëma JOQ ! Si faqja më e ndjekur në trevat shqiptare, ju lutem publikojeni VIDEON që do t'u dërgoj tani pas pak, bëhet fjalë për një burrë jetim dhe të pastrehë nga KUÇOVA i cili endet rrugëve midis Kuçovës, Fierit dhe Tiranës i dëshpëruar dhe i hidhëruar me lotë në sy. E pashë sonte rastësisht në Fier në parkun përballë xhamisë në një gjendje vërtetë të pikëlluar dhe të mjeruar. Nuk munda dot pa i folur dhe pa e pyetur çfarë halli kishte, u shokova nga gjendja e tij. Ju lutem publikojeni këtë video me shpresën e Zotit se do të dalë dikush ta ndihmojë këtë të mjerë me një STREHË dhe STREHIM si dhe ushqim, veshëmbathje ose të holla për të mbijetuar. Emri i tij (sipas asaj që më tha vetë ai) është Gëzim NEBIU, vjeç 56 nga KUÇOVA, përkohësisht endet rrugëve të Fierit. I thashë që të qëndrojë edhe nesër përsëri në të njëjtin vend ku e takova sot, tek parku përballë me xhaminë,duke shpresuar që nëse dikush pranon ta ndihmojë, të mund ta gjejë dhe t'ia hap ndihmat ose të mund t'i gjejmë shtëpi me qera të paktën përkohësisht. Faleminderit nëse e postoni !

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit