JOQ publikoi apelin për ndihmë/ Reagojnë shqiptarët zemërmirë, 56-vjeçari strehohet në hotel

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 02.01.2021, 18:06

Mbrëmjen e djeshme publikuam rastin e një 56-vjeçari, i cili endej rrugëve të Fierit pasi nuk kishte një shtëpi ku të strehohej dhe për këtë gjë kërkonte ndihmë nga shqiptarët. Reagimet për rastin në fjalë ishin të shumta dhe qytetarët u solidarizuan me situatën e vështirë në të cilën ai ndodhej. Ndërkohë një lajm i mirë sapo ka mbërritur në redaksinë JOQ Albania. Mësohet se një person nga Durrësi ka dalë vullnetar për ta ndihmuar zotërinë dhe aktualisht ai ndodhet në një hotel në Fier. Bamirësi nga Durrësi i ka paguar hotelin për 7 ditë dhe i ka dhënë edhe një shumë parash prej 5 mijë lekësh të reja. Lajmin e kaq bërë me dije qytetari i cili raportoi mbrëmë gjendjen e 56-vjeçarit.

Mesazhi i mbërritur:

Përshëndetje JOQ ! Jam ai djali që postova dhe ju dërgova atë videon në lidhje me atë hallexhiun nga KUÇOVA Gëzim NEBIU që endej rrugëve. SË PARI: Doja t'ju përgëzoja dhe t'iu falënderoja juve si staf të JOQ që e postuat videon duke e sensibilizuar opinionin publik mbarëshqiptarë duke bërë kështu një punë bamirësie. SË DYTI: Ju bëj me dije juve dhe të gjithë shqiptarëve kudo ndodhen se Gëzim NEBIU ndodhet aktualisht i strehuar në Hotel LEONE, Rruga: Kastriot MUÇO, pranë farmacisë NAÇI, FIER. Gëzimi do të qëndrojë i strehuar në këtë hotel për 1 javë pasi një shqiptar bamirës nga Durrësi i cili donte të mbetej anonim ia pagoi atij hotelin për 7 ditë dhe i dhuroi edhe 5000 lekë të reja. Po e bëjmë këtë sqarim për të njoftuar të gjithë të tjerët e interesuar që duan ta ndihmojnë këtë hallexhi të madh që nëse dëshirojnë ta ndihmojnë mund ta gjejnë dhe ta takojnë në këtë adresë duke shmangur kështu çdo keqkuptim dhe dyshim të mundshëm për abuzimin me ndihmat dhe kontributet që mund të vijnë për të. Zoti ia shpërbleftë me të mira të gjithë bamirësve dhe ua shtoftë pasurinë. Me të vërtetë që nuk pakësohet pasuria nga lëmosha. Klm dhe faleminderit për mirëkuptimin !

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit