Ylli portugez, Cristiano Ronaldo është bërë golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e futbollit. Goal.com shkruan se me dy golat ndaj Udineses, sulmuesi i Juventus theu rekordin madhështor të legjendës braziliane, Pele. Ronaldo tani është golashënuesi numër dy në histori me 758 gola të shënuar, një më shumë se Pele që ka të regjistruar 757 gola.
Para Ronaldos, bazuar në statistika, vetëm Josef Bican ka shënuar më shumë gola se portugezi. Thuhet se legjenda e Slavia Prague ka realizuar 805 gola brenda viteve 1931 – 1955. Përveç kësaj, 35-vjeçari arriti tjetër rekord duke shënuar për 20 vite radhazi. Duke parë formën e jashtëzakonshme të Ronaldos, shumë shpejt ai pritet të jetë numri 1 në historinë e futbllit për golat e shënuar.
Cristiano Ronaldo overtakes Pele's official goal tally 😎
— Goal (@goal) January 3, 2021
7⃣5⃣8⃣ Ronaldo
7⃣5⃣7⃣ Pele pic.twitter.com/PkflyyuMMY