Interi fitoi 6-2 ndaj Crotones, por te zikaltërit ka një çështje tjetër. “Të ulë kokën dhe djersijë në stërvitje, askush nuk e ka vendin të garantuar. Ai duhet të provojë se meriton të luajë, duhet të bëjë shumë më mirë sesa po bën”, u shpreh trajneri i Interit, Antonio Conte, në lidhje me paraqitjen e mesfushorit Arturo Vidal.
Ndërkaq, nuk mungoi kundërpërgjigjia e kilianit, i cili zgjodhi rrjetet sociale për të “thumbuar” teknikun zikaltër. “Qetësia është virtyt i të fortit”, shkruan Vidal në prolet e tij sociale, duke ndarë disa foto të ndeshjes kundër Krotone dhe duke uruar Lautaro, autorin e “hat-trick” të tij të parë për zikaltrit.