Sulmuesi gjerman, Timo Verner u ble me bujë nga Chelsea në merkaton e verës dhe pritet shumë prej tij, por ai ende nuk po tregon dot më të mirën e tij. Së fundmi, Verner është objekt tallje në rrjetet sociale, me veprimin e tij në minutën e 88-të, në sfidën ndaj Mançester Sitit, që u fitua nga “qytetarët” me rezultatin 1-3.
Verner nuk arriti të bënte asgjë gjatë gjithë ndeshjes, teksa tërhoqi vëmendjen e të gjithëve në rrjetet sociale. Ai nuk arriti të ekzekutonte një korner të shkurtër, pasi goditi flamurin e vendosur në këndin e fushës, duke u dëmtuar disi. Kjo video qesharake e sulmuesit gjerman është duke bërë xhiron e internetit.