Mesfushori Mesut Ozil do të largohet nga Arsenali gjatë kësaj merkatoje janari, ndërsa "NTCSpor" raporton se mesfushori turko-gjerman, ka arritur marrëveshje me Fenerbahcen në Superligën e Turqisë. Mesfushori nuk ka luajtur këtë vit që pas pandemisë, ndërsa nuk ka gjetur aspak hapësirë nën urdhrat e Mikel Artetës te londinezët.
Shumë klube treguan interesim për 32-vjeçarin, e një ndër ta ishte edhe ish klubi i Wayne Rooneyt, DC United. Por, Ozil refuzoi mundësinë për kalimin në MLS dhe duket se do i bashkohet gjigantit turk. Me Fenerbahcen, mesfushori do nënshkruajë kontratë trevjeçare e gjysmë dhe do luajë në vendin e origjinës së tij.