Juventusi ka fituar mbrëmjen e djeshme ndaj Milanit me rezultatin 3-1. Arbitri i kësaj ndeshje, Masimiliano Irrati, sipas mediave italiane, ka bërë disa gabime, ku kryesori ishte goli i Milanit, i cili nuk ishte i rregullt. Kalabria barazon rezultatin në 1-1, por Juventusi proteston ashpër dhe me të drejtë.
Goli duhej anuluar, pasi aksioni nis me një faull të Çalhanoglusë ndaj Rabiosë. Fantazisti i Milanit nuk interesohet fare për topin dhe përplas më trup juventinin. Arbitri Irrati nuk vërshëllen, edhe VAR-i jo, por pamjet tregojnë qartë se ishte një faull i qartë. Gabimi më i rëndë i mbrëmjes...
Momenti i faullit: