Karim Benzema vijon të jetë në telashe, sa i përket akuzave për skandal s*ksual. Sulmuesi francez akuzohet për shkak të disa videove s*ksuale dhe tani ai do të përballet me gjyqin e radhës. Është raportuar më herët se Benzema ka shantazhuar ish shokun e tij të skuadrës në Francë, Mathieu Valbulena, përmes disa videove seksuale. Këto veprime kanë bërë që prokurorët e Francës ta thërasin sërish në gjyq lojtarin.
Pikërisht për këto probleme, Benzema nuk është zgjedhur që të luajë për kombëtaren e Francës që nga viti 2015. Lojtari, sipas prokurorëve, ka paguar individë për të marrë para nga Valbulena, dhe e ka kërcënuar atë me videon që posedon. Çështja vijon të jetë ende e pazbardhur, ndërsa Benzema këmbëngul në pafajsinë e tij.