Sulmuesi i Interit, Alexis Sanchez nuk po gjen dot veten te skuadra e Interit. Kiliani dështoi përsëri nga pika e bardhë ndaj Sampdorias, që doli të jetë e teta e gabuar në 12 gjuajtjet e fundit për klubet ku ka luajtur dhe Kombëtaren e Kilit. Sipas Goal, Sanchez në 12 gjuajtjet e fundit nga 11-metërshi, ka qenë i saktë vetëm katër herë.
Sanchez shënoi për zikaltërit edicionin e kaluar ndaj Brescias dhe ka shënuar tri herë kur luante për Arsenalin. Ndërkaq, humbi penalltitë me Kilin, Arsenalin, Manchester Unitedin dhe Interin. Ndërsa, për sa kohe ishte të skuadra si Udineses dhe Barcelonës, asnjëherë nuk gjuajti nga pika e bardhë.