Ish-presidenti i FIFA-s, Sep Blater po kalon momente të vështira. Ai është shtruar me urgjencë në spital në shtetin Zvicrës pas problmeve shëndetësore që ka pasur kohët e fundit. Megjithatë, sipas mediave në vend, 84-vjeçari nuk është në situatë kritike. E bija bëri me dije se shëndeti i tij po përmirësohet gradualisht.
Blater kaloi para disa kohësh koronavirusin dhe duket se ka mbetur me pasoja nga ky virus. Ai drejtoi futbollin botëror për 17 vite (1998-2015). Ish-bankieri u shkarkua pas skandalit të pagesës prej 1.6 milionë paund ndaj presidentit të kohës të UEFA-s, Mishel Platini, i cili do të shërbente si konsulent. Edhe ky i fundit dha dorëheqjen pas këtij skandali. Blater është ndaluar nga FIFA që të marrë pjesë në aktivitetet futbollistike për 5 vite.