Kamerat afër fushës kapën dialogun mes Federico Chiesas dhe Paulo Dybalës pas golit të parë të Juventusit në San Siro kundër Milanit. Ish-ylli i Fiorentines zhbllokoi ndeshjen në pjesën e parë duke shfrytëzuar në maksimum një asist me thembër nga Dybala. Mikrofonat kapën dialogun midis yjeve të Juventusit gjatë festimeve të golave. Je i madh Paulo, je i madh", i ka thënë Chiesa, Dybalas. "Pra, herën tjetër eja dhe më përqafo”, ia kthen Dybala.
Pas golit, Chiesa vazhdoi vrapimin e tij në këndin e kundërt të fushës për të festuar me shokët e tjerë të skuadrës dhe Dybala bëri shaka duke u përpjekur të merrte një mirënjohje. Chiesa shënoi një tjetër gol në pjesën e dytë duke ndihmuar Juventusin të mposhtë Milanin dhe të afrohet shtatë pikë larg kuqezinjve në tabelën e klasifikimit.