Një tjetër lajm i keq për Juventusin. Pas Aleks Sandros dhe Huan Kuadrados, tani është infektuar me koronavirus dhe Matijs De Ligt. Mbrojtësi holandez pas kontrolleve të kryera të tamponit ka rezultuar pozitiv dhe ai menjëherë është vetë-izoluar në banesën e tij. Këtë lajm e ka konfirmuar vetë klubi bardhezi me anë të një komunikate në sajtin e saj zyrtar:
“Klubi i Juventusit komunikon se në kontrollet e kryera të tamponit, është vërejtur pozitiviteti me COVID-19 të lojtarit, Matijs De Ligt. Futbollisti është vetë-izoluar." Kujtojmë që Juentusi po kalon një formë të mirë në kampionat dhe vjen me 3 fitore radhazi, ndaj mungesat e shumta mund ta penalizojnë për vazhdimsinë.