Klubi anglez, Aston Villa u përball mbrëmjen e djeshme me Liverpoolin në kuadër të 1/32 së finales në Kupën FA, por një ditë para ndeshjes e gjithë skuadra e parë u fut në karantinë pas rasteve me COVID-19. Kjo bëri që Villa të paraqitet në sfidën ndaj Liverpoolit me lojtarë të ekipit U23 dhe U18, duke iu dhënë rasti lojtarëve të rinj të luajnë ndaj yjeve të The Reds. Ashtu siç pritej, ata e humbën ndeshjen me rezultatin 1-4.
Megjithatë, talenti i Astin Vilës, 17-vjeçari Louie Barry, nuk do ta harrojë kurrë atë mbrëmje, pasi shënoi golin e parë me fanellën e ekipit të tij. Pavarësisht humbjes, Aston e Villa u dalluan disa nga lojtarët e rinj, mes tyre edhe Barry. Ky i fundit shënoi golin e vetëm për vendasit, një gol që ai do ta mbajë në mendje gjatë gjithë jetës.
Përveç rezultatit dhe lojës, ajo që mori vëmendje maksimale ishte shkëmbimi i fanellës mes Barryt dhe mesfushorit brazilian të Liverpoolit, Fabinhos. 17-vjeçari dukej i lumtur pasi siguroi fanellën e yllit brazilian, por u detyrua t’ia kthejë atij mbrapa sapo u futën në tunel. Ishte njëri nga anëtarët e stafit të Aston Villës i cili i tha lojtarit se duhet t’ia kthejë fanellën Fabinhos, pasi duhet ta ruajë fanellën e tij debutuese me të cilën shënoi gol.
Sulmuesi i talentuar anglez shkoi në tunel dhe e mori mbrapa fanellën e tij, duke i thënë Fabinhos se dëshiron ta ruajë atë si kujtim, pasi ishte fanella e debutimit dhe golit të parë me ekipin e parë. Fabinho e mirëkuptoi lojtarin e ri dhe ia ktheu fanellën, por gjesti i Barryt është bërë viral në rrjetet sociale dhe është komentuar jashtëzakonisht shumë.
This is amazing 😂
— Football on BT Sport (@btsportfootball) January 8, 2021
Louie Barry swapped shirts with Fabinho, but after a word with a member of Villa staff, chased him down the tunnel to ask for it back!
Now he's got Fabinho's shirt, and his debut shirt 🤝#EmiratesFACup pic.twitter.com/6P36O5ciiW