Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Broja po kalon një moment mjaft të mirë tek Vitese në Hollandë, pas huazimit të tij nga Çelsi. Talenti kuqezi ku ka shënuar 5 gola këtë sezon dhe ka blinduar vendin e titullarit. Si pasojë e kësaj performance, tashmë vlera e lojtarit është rritur nga 1 milionë në 2.2 milionë euro, duke u bërë sulmuesi më i shtrenjtë i Kombëtares Shqiptare.
Kështu 19 vjeçari i dalë nga akademia e Çelsit, mposht konkurencën e emrave të rëndësishëm të përfaqësues sonë si Cikalleshi, Manaj dhe Sadiku. Pas 4 ndeshjeve mungesë në fundvitin e 2020, sulmuesi shtatlartë luajti 15 minuta ndaj Alkmaar. Viti 2021 pritet të jetë vendimtar, pasi Brojës do t’i duhet të rikthehet në “Stamford Bridge” dhe duhet të bëjë gjithçka për të qenë titullar tek Çelsi.