Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Rei Manaj, duket se po përshtatet mjaft mirë këtë sezon te Barcelona B. Manaj ka spikatur në fitoren e skuadrës së tij 4-0 ndaj Badalonas në takimin e javës së 11-të të grupit 3 në Segunda Division. 23-vjeçari shënoi golin e tretë me penallti dhe asistoi të dytin.
Manaj shmangu njërin prej mbrojtësve kundërshtarë brenda zonës dhe nxori në pozicion të favorshëm shokun e ekipit Aleks Kolados në minutën e 68-të. 19 minuta më vonë, qe vetë Manaj që shkundi rrjetën në këtë sfidë duke kthyer në gol penalltinë e fituar. Ky është goli i tretë i sulmuesit kuqezi në këtë sezon me Barcelonën B. Sezonin e shkuar Manaj thirrej shpesh edhe në ekipin e parë të Barcelonës, ndërsa me paraqitjet e fundit, Manaj pret sërish ftesë nga skuadra e Koman.