Kriza dhe makthi për Manchester United duket se kanë marrë fund. Skuadra e drejtuar nga Ole Gunnar Solskjaer, ka arritur të mposhtë Burnley me rezultatin minimal 1-0 dhe ka marrë vendin e parë në Premier League me 36 pikë. Goditja e fortë nga Paul Pogba në minutën 71’, rezultoi vendimtare për fatin e kësaj ndeshje.
Ndeshja e ardhshme e Man United do të jetë pikërisht njëra nga më vendimtaret këtë vit, ku do të luajnë me Liverpoolin. Të kuqtë janë të dytët në renditje me 33 pikë dhe duket se titulli kampion në Angli këtë sezon do diskutohet mes këtyre dy ekipeve.