Një aksident i rëndë ndodhi mesditën e sotme mes dy automjeteve përballë Ambasadës Italiane në Tiranë. Një automjet tip "BMW" u përplas me mjetin tjetër tip"Skoda", shoferi i të cilit mori plagë të rënda. Siç u raportua më pas, gjendja e tij paraqitej e qëndrueshme dhe jashtë rrerzikut për jetën. Në automjetin tip "BMW" po udhëtonin 2 të rinj, të cilët kanë marrë lëndime të lehta. Ndërkohë një video ekskluzive nga vendngjarja ka mbërritur në redaksinë JOQ Albania. Nga pamjet vihet re se përplasja është shumë e fortë dhe automjetet 'fluturojnë' disa metra larg njëri-tjetrit.