Norvegji/ 23 njerëz humbin jetën pasi morën vaksinën kundër Covid

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 17.01.2021, 10:33

Njëzet e tre njerëz humbën jetën në Norvegji brenda disa ditëve nga marrja e dozës së tyre të parë të vaksinës Pfizer Covid-19. Sipas mediave të huaja 13 nga rastet fatale lidheshin me efekte anësore dhe pacientët ishin të paktën 80 vjeç. Reagimet e zakonshme ndaj vaksinës, përfshijnë ethet dhe të përzierat, “mund të kenë kontribuar në një rezultat fatal në disa pacientë të dobët,” citoi New York Post, Sigurd Hortemo, mjeku kryesor në Agjencinë Norvegjeze të Barnave. Ndërkohë autoritetet shëndetësore po hartojnë udhëzimet e nevojshme se kush duhet të marrë vaksinën. Deri më tani më shumë se 30,000 njerëz në Norvegji kanë marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer ose Moderna.

Drejtori mjekësor i Agjencisë Steinar Madsen ka deklaruar se “agjencia nuk është e alarmuar nga kjo”.

Ai tha:

Është mjaft e qartë se këto vaksina kanë shumë pak rrezik, me një përjashtim të vogël për pacientët më të dobët. Mjekët tani duhet të marrin në konsideratë me kujdes se kush duhet të vaksinohet. Ata që janë shumë të dobët dhe në fund të jetës mund të vaksinohen pas një vlerësimi individual.

Burimi: timesofindia| Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit