VMRO: Emërimet për në NATO, skandal diplomatik

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 17.01.2021, 16:29

Opozita maqedonase kërkon përgjegjësi nga Presidenti, Pendarovski dhe Ministrja e Mbrojtjes, Shekerinska për kandidatët që ia propozuan NATO-s e të cilët nuk e kaluan vetingun. VMRO DPMNE-ja e akuzon pushtetin se ka bërë skandal të madh diplomatik, me të cilën ka diskredituar vendin dhe ka prishur besimin e ndërtuar ndër vite mes vendit dhe aleancës.

Një ditë më parë Presidenti, Stevo Pendarovski konfirmoi se deri tani, 2 nga nga 150 emrat e propozuar nga Maqedonia e Veriut janë refuzuar nga NATO, njëri prej të cilëve Përfaqësuesi i Lartë ushtarak, Zoran Sekullovski. Sekullovski nuk u pajis me certifikatë sigurie si pasojë e vetingut, që bëhet rreth korrupsionit ose lidhjeve me armiq të NATO-s. “Znj.Shekerinska procesi i verifikimit të kandidatit përpara dërgimit është normal dhe i nevojshëm, por është e papërgjegjshme ta nxirrni emrin e tij në opinion para se t’i kalojë të gjitha fazat. Është e papërgjegjshme ta merrni atë person në takim me Ministrin e Mbrojtjes së SHBA-ve dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, kështu i bëni dëm personit, institucionit ku e dërgoni dhe shtetit. E dyta, edhe më joserioze është që pa e verifikuar, ta dërgoni personin për punë në Bruksel dhe pa një viti e njëjti t’iu kthehet shkaku i pengesave të sigurisë. Së treti, më shqetësuese dhe skajshmërisht e papërgjegjshme është që pikërisht kandidati për Përfaqësues të Lartë Ushtarak ishte kryetar i Komisionit për zgjedhjen e personave për dërgim jashtë shtetit, përfshirë dhe për misionin e Maqedonisë në NATO, respektivisht ka vendosur për dërgimin edhe të personit të dytë, të cilën na e ktheu NATO” theksoi mes tjerash Dragan Kovaçki nga VMRO DPMNE-ja.

/ts

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit