Moti i ftohtë dhe me dëborë nuk ka 'kursyer' as shkretëtirat në Afrikë dhe në Lindjen e Mesme. Në Arabinë Saudite temperaturat kanë zbritur deri në -2 gradë celsius, ndërsa reshjet e dëborës mbuluan shkretëtirën e Saharasë. Në Arabinë Saudite, banorët vendas dhe të huaj u dyndën në shkretëtirë në rajonin Aseer për të shijuar pamjet që nuk ndodh të shihen shpesh. Ndërkohë, fotografi Karim Bouchetata ka realizuar fotografi fantastike nga peizazhi i veçantë dhe piktoresk. Ka kaluar një gjysëm shekulli që kur temperaturat në provincën jug-perëndimore ranë nën zero.
Burimi:The Sun|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania