Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik i ndodhur mesditën e djeshme në Tiranë, ku humbi jetën një vajzë 10-vjeçare. Babai i të miturës në një prononcim për News24 ka rrëfyer momentet e fundit kur ishte ndarë me vajzën e tij. Iliaz Petali tha se vajza ishte e shoqëruar përdore me gjyshen e saj, ndërsa një makinë kishte kaluar me shpejtësi dhe e kishte përplasur. Babai tha se pas ngjarjes, shoferi i mjetit ishte larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa drejtësinë e kërkon nga shteti.
Në lidhje me ngjarjen e rëndë u arrestua Alban Guri, i cili drejtonte mjetin që u përfshi në aksident.