Atentati ndaj Preng Gjinit/ Dalin pamjet e autorit të dyshuar, është i huaj

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18.01.2021, 12:58

Një ngjarje e rëndë tronditi Tiranën pak muaj më parë, ku u krye një atentat me lëndë plasëse ndaj Preng Gjinit. Ndërkohë ngjarja është risjellë edhe njëherë në vëmendje nga gazetari Artan Hoxha i cili ditën e sotme ka publikuar pamjet nga atentati që ndodhi asokohe por ende nuk është gjetur autori. I ftuar në studion e “Abc News”, Hoxha tha se autori ka folur në italisht, është i gjatë dhe dyshohet se kemi të bëjmë me një të huaj dhe jo shqiptar. Hoxha shtoi se edhe pas ngjarjes, ai është filmuar nga kamerat teksa ikën në këmbë. Ndërkohë, ndonëse disponojnë pamjet organet e hetimit ende nuk kanë mundur të identifikojnë personin që shfaqet në pamje.

Ky është autori i minës së telekomanduar të Preng Gjinit. Ky ka hyrë në lokal ka folur italisht, është me flokë të gjata, personi që shikoni në foto është një person i gjatë. Duket që është i shkujdesur. Ka qëndruar në të njëjtën objekt ku ka qëlluar Preng Gjini. Ka komunikuar në italisht. Dhe ky personazh shfaqet mbrapa në skenën e krimit. Në pamjen tjetër ky shfaqet në një distancë jo më larg se 70 metër nga veni ku ka ndodhur shpërthimi. Ka pasur pamje vizive me viktimën. Ndalon një moment kur ka ndodhur shpërthimi. Tenton të afrohet pak, që a ka qenë i saktë dhe më pas shfaqet duke u larguar lirisht në pjesë e urës së Vasil Shantos. Ikën në këmbë. Është te lokali ku ka ndenjur Gjini me kushëririn e vet, dhe te skena e krimit. Lëvizjet e tij të krijojnë dyshimet se ai është ekzekutori. Por identifikimi deri më tani nuk është bërë. Kemi të bëjmë me një atentator që dyshohet të jetë i huaj, pasi ka folur italisht.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit