Varianti i ri Covid-19/ Zvicra rikthen karantinën e pjesshme, mbyllen edhe shkollat

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 18.01.2021, 15:31

Autoritetet shëndetësore zvicerane kanë karantinuar dy hotele dhe kanë mbyllur të gjitha shkollat ​​e skive në St. Moritz, në përpjekje për të frenuar një shpërthim të variantit të ri shumë infektiv të koronavirusit. Deri më tani, në qytet janë identifikuar 12 raste të Covid. Kantoni lindor zviceran i Grisons urdhëroi të gjithë qytetarët që të mbanin maska ​​në qytetin me 5200 banorë, që krenohet si vendlindja e sporteve moderne dimërore. Testimi masiv i banorëve do të zhvillohet të martën, ndërsa shkollat ​​dhe vendet e kujdesit ditor janë të mbyllura. “Djetëra raste janë identifikuar aktualisht në dy hotele. Për të mbrojtur shëndetin e popullatës dhe të turistëve, departamenti i shëndetësisë ka bërë karantinimin e dy hoteleve, si dhe ka urdhëruar testimin për Covid-19 për punonjësit dhe mysafirët e tyre”, tha kantoni në një deklaratë.

Kantoni nuk dha detaje, nëse varianti besohej se kishte ardhur nga Britania apo Afrika e Jugut. Ndërsa, mbylli restorantet, baret, teatrot dhe vendet rekreative për të kufizuar përhapjen e sëmundjes, Zvicra ka lënë ashensorët e skive të hapur për sa kohë që ato zbatojnë masat; si mbajtja e maskave për të mbrojtur shëndetin publik. Zonat e skive në St Moritz mbeten të hapura, gjithashtu, pas shpërthimit të variantit të ri.

Burimi: nbcnews.com| Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit