Ditët e fundit avokati Altin Goxhaj ka publikuar disa dokumente për atë që ai e quan marrëveshja sekrete e qeverisë në lidhje me vaksinën e Pfizer dhe mënyrës se si ajo ka mbërritur në Shqipëri. Goxhaj ka deklaruar se marrëveshja është sekret sepse garantohet mospërgjegjësia ndaj pasojave në shëndetin e njerëzve. Gjithashtu ai ngre shqetësimin se shqiptarët po përdoren si kavie dhe majmunë për eksperimente. Si reagim për këtë, është paralajmëruar edhe një protestë para Parlamentit më datë 28 janar në orën 10:00. Së fundmi, në proflin e tij në Facebook Goxhaj ka publikuar një tjetër dokument, ku bën me dije se sipas planit të qeverisë do të vaksinohen 99% e popullsisë.
Postimi i plotë i Goxhajt:
PRA VAKSINAT DO TË JENË ME DETYRIM PËR 99% TË SHQIPTARËVE:
“FAZA 4”: “D. Dhe ne fazen e katert do te vaksinohet e gjthe popullata pavaresiht semundjeve bashkeshoqeruese.”
LAJM PËR POPULLIN E BRETKOSAVE NË TENXHERE ME UJË TË VALUAR
Zbulohet Plani i Qeverisë për të vaksinuar 99% të Shqiptarëve me detyrim përfshi edhe ata me “sëmundje bashkëshoqëruese”!
Pra paska qenë si puna e Tenxheres ku zihen në ujë të valuar pak e nga pak si bretkosat.. :
Në fillim Faza 1 (A) punonjësit e shtetit dhe “shtëpitë e pleqve”, pastaj Faza 3 (B) ata që duan me urdhër të partisë dmth gjithë administrata shtetërore dhe pensionistët e bindur (PS dhe PD), pastaj Faza 3 (C) ata që do binden për shkak të pengimit për të punuar apo të lëvizjes jashtë shtetit.. dhe në fund në Fazën 4 (D) jemi ne që nuk duam (60-70% e popullsisë)
Del dokumenti zyrtar!
“2. Identifikimi i grupeve prioritare per tu vaksinuar”
“Faza e katert eshte ajo faze e cila do te siguroje vaksinimin e te gjithe popullates se vendit dhe do te siguroje vaksinimin rutine”
“D. Dhe ne fazen e katert do te vaksinohet e gjthe popullata pavaresiht semundjeve bashkeshoqeruese.”
“Faza 4; Pjesa tjeter e popullates: 99%”
Mos harroni të na akuzoni për teori konspirative!
P.s. Ai 1% që do shpëtojë do jenë ata që do arratisen në male dhe kodra.. apo që kanë vila në Rolling Hills, Kodrën e Diellit, Lalz, etj..