Maqedonia e Veriut/ Përdorimi i gjuhës shqipe nuk ka nisur të zbatohet ende!

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 18.01.2021, 18:25

Ndërkohë që Ligji i Gjuhëve në shumë Institucione në vend po zbatohet sipas dëshirës dhe jo siç parashikon rregullativa ligjore, në harresë të plotë është lënë edhe zbatimi i tij në sistemin e drejtësisë. Komisioni i Venecias në dhjetor të 2019 kishte dërguar përgjigje me rekomandimin se përdorimi i dygjuhësisë në gjyqësor do të ngadalësonte procesin. Partnerët e koalicionit ishin marrë vesh që ligji të mos ndryshojë, ndërsa premtuan se për 5 muaj do të përgatisin kapacitetet për zbatimin e të njëjtit në gjyqësor.

Neve edhe në ligjin aktual kemi një dispozitë e cila na jep mundësi deri në muajin prill, afat ky i cili na jep shansin që një numër të madh të çështjeve t’i zgjidhim. Kështu që mundet edhe pa ndryshime, e posaçërisht nuk na duhen tensione për Ligjin për përdorimin e gjuhëve- kishte thën Zaevi më 12.12.2019.

Pra deri në prill kemi edhe 5 muaj kohë të mjaftueshme e cila nuk obligon asnjë ndikim të ligjit ndaj gjyqësorit dhe lëndëve. Është kohë e mjaftueshme për hartimin e kapaciteteve të duhura- kishte thënë Bujar Osmani më 12.12.2019.

Nga data kur Zaev e Osmani i referohen 5 mujori që kishin në dispozicion, ka kaluar më shumë se një vit. Ligji i gjuhëve në gjyqësor nuk ka filluar të zbatohet, madje as nuk janë nisur përgatitijet për krijimin e kapaciteteve. Kërkuam përgjigje se çka është ndërmarrë që të nisë zbatimi i ligjit në gjyqësor, por nga Qeveria nuk japin përgjigje./tetovasot

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit