Atalanta luan një pjesë të shkëlqyer të parë dhe merr biletën për në finalen e Kupës së Italisë kundër Juventusit. Skuadra e Bergamos arriti të fitonte pas një pjese të parë e cila nisi mbarë me dy gola në minutën e 10 'dhe 16' falë golave të Zapata dhe Pessina. Ndërkohë në pjesën e dytë erdhi dhe një reagim i shkëlqyeshëm nga Napoli që shënoi me Lozanon. Në momentin më të mirë të ekipit të Gattuso, Pessina mbyll përfundimisht ndeshjen me rezultatin 3-1. Mbrojtësi i Kombëtares, Berat Gjimshiti fiton kështu “derbin” me Hysajn, duke shkuar në finale të Kupës, e cila do të luhet më 19 maj, ku do të sfidojë Juventusin dhe Cristiano Ronaldon.
🤩 SIAMO IN FINALEEEEEEEEE!!! 😍 WE'RE INTO THE FINAAAAAAAAAL!!!@Plus500 #AtalantaNapoli #CoppaItalia #GoAtalantaGo ⚫️🔵 pic.twitter.com/y0Bd9wSK74
— Atalanta B.C. (@Atalanta_BC) February 10, 2021