Sulmuesi i Bayern Munchen Thomas Mueller do të humbasë të enjten finalen e Kupës Botërore të Klubeve në Doha pasi doli pozitiv për koronavirusin. Sipas Sky Sports Germany dhe gazetës Bild, fituesi i Kupës së Botës Mueller doli pozitiv pas testimeve të fundit të kryera nga Bayern të mërkurën. Ky rezultat pozitiv do të pengojë sulmuesin veteran të përballet me kampionët meksikanë të Tigres në kryeqytetin e Katarit, në të cilin kampionët e Evropës Bayern po synojnë një titull të gjashtë historik në 12 muaj. Mueller është lojtari i tretë i Bayern që kontraktoi koronavirusin në javët e fundit, pasi testet pozitive për Javi Martinez dhe Leon Goretzka nënkuptojnë se as ata nuk janë në gjendje të udhëtojnë me pjesën tjetër të skuadrës në Katar. Mungesa e Muelller do të ishte goditja e fundit për fushatën e Kupës Botërore të Klubeve të Bayernit, pasi Jerome Boateng u kthye në shtëpi në Gjermani të mërkurën pasi ish-e dashura e tij modelja 25-vjeçare Kasia Lenhardt u gjet e vdekur në banesën e saj.