Jetojmë në epokën ku informacioni dhe idetë shkëmbehen me një shpejtësi marramendëse. Rrjetet sociale janë një shembull i kësaj, ku gjatë “lundrimit” në to shpesh ndeshemi me ide dhe eksperienca nga më të ndryshmet. Dhe padyshim diskutimet mbi jetën aliene dhe parashikimet mbi të ardhmen janë një ndër çështjet që hasen më shumë. I tillë është dhe rasti i një banori në zonën e Urës Vajgurore. Ai pretendon se është “profeti” i qytetit dhe deklaron se e kanë rrëmbyer UFO-t dhe e kanë përdhunuar. Në lidhje me rastin e tij, një qytetar ka shkruar në redaksinë JOQ Albania, ku ndër të tjera shprehet i shqetësuar dhe se personi në fjalë po i frikëson jashtë mase. Siç duket edhe në një foto të dërguar nga ana e qytetarit, personi i ka mbushur rrugët me shkrime të çuditshme të tipit “UFO-t do të sulmojnë planetin tonë”, "Në planetet e tjera s'ka jetë" etje.
Mesazhi i mbërritur: