Pas denoncimeve të shumta të JOQ Albania në lidhje me procedurat me shkelje të prokurimeve publike, mund ta keni kuptuar tashmë se aferat oligarkike për të përfituar thela nga Buxheti i Shtetit lidhen ngushtë me anë të qokave të ndërsjellta me personat që janë në krye të institucioneve shtetërore. “Ti ma jep mua dhe pastaj i ndajmë bashkë”,-është rëndom fraza që është regjur aq shumë sa as nuk diskutohet më para një pazari, por thjesht ndahen përqindjet e fitimit të parave të popullit.
Mënyrat që implementojnë oligarkët për të përfituara para nga Buxheti i Shtetit dhe për të kaluar të padiktuar nga mediat që i denoncojnë këto afera, janë nga më të ndryshmet. Më të fundit do ta shpalosin në artikullin e mëposhtëm.
Bëhet fjalë pikërisht për kompaninë MSE shpk dikur e quajtur ASHLAY GROUP, kompani e zotëruar nga shtetas turq. Një emër shumë pak i dëgjuar në fushën e tenderave të Shëndetësisë dhe jo pa shkak. Kjo kompani dikur me administratore Denisa Bishytin, iu dëgjua emri për gjobitje pasi abuzoi me çmimet e maskave dhe dezinfektëve gjatë periudhës së pandemisë duke ia shitur shqiptarëve me dyfishin e çmimit të tregut.
EKSTRAKTIN HISTORIK TË KOMPANISË MUND TA LEXONI KËTU
ILDA TËRSHANA | ARBËR LIÇAJ
Tashmë administratore e kësaj kompanie, rezulton me 80% të aksioneve Ilda Tërshana, menaxherja e përgjithshme e EVITA me pronarë guaskë, zotërueses së koncesionit 8.6 MILIARDË Lekë të Hemodializës së bashku me Spitalin Amerikan të Klodian Allajbeut. 10% të aksioneve janë në zotërim të Arbër Liçajt, drejtorit ekzekutiv të Healthcare Solution LLC, ndërsa 10% tjetër në zotërim të shtetasit turk Can Kutay Orten.
Menaxherja e përgjithshme e kompanisë EVITA ka përfituar së fundmi një tender em vlerë mbi 325 MILIONË LEKË nga Drejtoria e Spitalit Rajonal Lezhë për pajisje mjekësore për sallën e Operacionit dhe Reanimacionit për Maternitetin e Ri në Spitalin Rajonal Lezhë. Fakti i fortë që ngjall dyshime është se në tender kanë marrë pjesë të gjitha kompanitë në TRUST me EVITËN, EUROMED i Engjëll Hoxhës dhe Hervin Forës, OES DISTRIMED i Ermal dhe Orjada Rizajt, BIOMETRIC i Artur Kadaresë, të gjitha pa dhënë oferte ekonomike duke ia lënë rrugën të hapur MSE për t’u shpallur fituese e tenderit. Shpesh këto procedura klasifikohen si të stisura më parë midis Autoritetit Kontraktor dhe Operatorëve Ekonomikë që marrin pjesë në garë, për të respektuar kushtin e konkurrencës në tenderimet publike, por fituesi është i paracaktuar.
Shuma që ka përfituar në Sektorin e Shëndetësisë është 419 MILIONË LEKË.
714 MILIONË LEKË TRANSAKSIONE NGA THESARI I SHTETIT VETËM PËR VITIN 2019-2020.
*Shënim I: Pjesët e nënvizuara në tekst me ngjyrë të kuqe, janë hiperlinke që të drejtojnë në faqe të tjera, informacione shtesë, shpjeguese në lidhje me lajmin*
© 2021 JOQ ALBANIA Të gjitha të drejtat e rezervuara
Ky artikull është ekskluziv i JOQ ALBANIA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar JOQ ALBANIA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.