Kjo është gjyqtarja kampione që dënoi Klodian Allajbeun e “Spitalit Amerikan”

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 27.02.2021, 13:30

Ditën e djeshme, u publikua lajmi se Spitali Amerikan, për shkak të shërbimit që ofron, i ka shkaktuar dëme fizike një qytetareje shqiptare, e cila është shpërblyer me 500 milionë lekë. Vendimi është marrë pas disa seancash në Gjykatën e Tiranës, ku pacientja dhe të afërmit e saj janë dëmshpërblyer për dëm fizik dhe moral. Ky vendim, i cili në shumë vende të botës ndodh shumë herë, ndërsa në Shqipëri shumë rrallë, meriton një titull paksa të veçantë, atë të “se kur do Drejtësia vepron”. Gjyqtarja, Anila Karanxha, së cilës i ra për pjesë çështja, mund ta dekorojmë njësoj si DASH, Dvoranin, madje duke e ngritur në piedestal për zbythjen e oligarkëve që kanë mbushur xhepat dhe kasafortat pas pikturave me lekët e taksapaguesve shqiptarë.

Lekët e taksapaguesve shqiptarë? Prit! Këto abuzime askush nuk i ka hetuar, e aq më tepër t’i ketë zbuluar. Pra gjyqtares mund t’ia ndryshojmë titullin. I japim atë të mos-hetimit të korrupsionit dhe dëmshpërblimit sa për sy e faqe dhe që oligarkëve si Klodian Allajbeu i duket, siç thotë populli, “bukë me djath”. Gjithashtu, gjyqtaren Karanxha, e shpallim kampione, për mënyrën më të duhur që ka zgjedhur të tregojë se drejtësia në Shqipëri funksionon. Po, po, funksionon, pa hetime korrupsioni, pa hetime për tendera abuzivë, por vetëm me dëmshpërblime. Funksionim mund ta quajmë edhe këtë, të paktën në Shqipëri.

Sipas drejtësisë, kjo është mënyra e vetme për t’i treguar vendin oligarkëve, që në këtë kohë hanë, pijnë e firmosin miliona euro tendera nga xhepi i shqiptarëve dhe nuk është habi që të japin urdhëra për dënime të vetvetes. Megjithatë, ashtu siç reaguan për Dvoranin, shqiptarët sërish do mbushin me urime gjyqtaren Karanxha, ku urimi më i përdorur do të jetë: “Mos na dini gjë budallenj, ju ne.”

Bravo zonja gjyqtare! Drejtësia po funksionon, Allajbeu po gllabëron, hetimet s’vazhdojnë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit