Ditën e sotme janë publikuar disa detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Athinë, ku një shqiptar u qëllua me armë zjarri në këmbë. Sipas mediave greke, shqiptari kishte në dosjen e tij penale, vrasje, vjedhje dhe grabitje, ndërsa një ditë para se të qëllohej ishte ndaluar nga policia, pasi ishte duke lëvizur me antiplumb. Atij iu gjetën gjithashtu sasi të vogla lëndësh narkotike, ndërsa identiteti i tij nuk bëhet ende me dije. Kujtojmë se pas ngjarjes, dy emigrantë hipën në një taksi dhe nën kërcënimin e një arme e detyruan shoferin t’i çonte në sheshin “Larisis”, ku u larguan, duke harruar një armë brenda automjetit.
Burimi: www.cnn.gr| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA