Protesta “Monstra” në Shkup, PDIU: Lironi të arrestuarit

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 27.02.2021, 14:50

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet me anë të një postimi në Facebook ka reaguar në lidhje me protestën “Monstra” të zhvilluar dje më 26 shkurt, në Shkup.

PDIU shprehet se protesta paqësore është element thelbësor në demokraci dhe dhuna e përdorur nga policia nuk është shenjë e forcimit të bashkëjetesës në Maqedoninë e Veriut.

Deklarata e plotë:

“Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka ndjekur zhvillimet pas protestës kundër vendimit për rastin “Monstra” në Shkup. Pavarësisht se organizatorët ishin shprehur qartë për të protestuar paqësisht dhe kishin marrë lejet e nevojshme nga autoritetet, policia e Maqedonisë së Veriut i pengoi ata në shprehjen e mendimit të lirë dhe ushtrimin e së drejtës për të protestuar.

Intimidimi i qytetarëve shqiptarë për të shuar zërin e protestës, u vu re qartë në praninë e madhe dhe të pajustifikuar policore dhe provokimet e tyre, ç’ka shkaktoi edhe percipitimin e situatës dhe dëmtimin dhe arrestimin e disa qytetarëve.

E drejta për tubim dhe protestë paqësore janë elemente thelbësore në një demokraci. Për PDIU-në, ndalimi, arrestimi dhe keqtrajtimi i protestuesve nuk është asfare shenjë e forcimit të bashkëjetesës dhe kohezionit ndëretnik në Maqedoninë e Veriut.

Ne mendojmë se për të afruar komunitetet, ndaluar diskriminimin mbi baza etnike dhe stimuluar pjesëmarrjen në proceset demokratike, duhet më së pari vullnet politik. Ndaj, i bëjmë thirrje autoriteteve maqedonase të lirojnë të arrestuarit dhe të lejojnë qytetarët të shprehin mendimet e tyre lirisht. I bashkohemi thirrjes së partive opozitare shqiptare në Maqedoninë e Veriut për përfshirjen e faktorit ndërkombëtar për të ndihmuar në zbardhjen e rastit “Monstra”

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit