Shpërthim brenda një burgu në Haiti – vdesin 25 persona dhe arratisen 400

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 27.02.2021, 15:11

Autoritetet në Haiti kanë njoftuar të premten se më shumë se 400 të burgosur janë arratisur dhe 25 persona kanë vdekur si pasojë e një shpërthimi që ka ndodhur brenda një burgu.

Kjo ngjarje po konsiderohet si më vdekjeprurësja brenda një dekade në vend, ku në mesin e të vrarëve është edhe drejtori i burgut, Paul Joseph Hector, si dhe një udhëheqës i fuqishëm i një bande, Arnel Joseph.

Dyshohet se thyerja e burgut “Civil Croix-des-Bouquets” në verilindje të Port-au-Prince, u bë për të liruar drejtuesin e bandës Arnel Joseph, i cili ka qenë i arratisuri më i kërkuar në Haiti deri në momentin kur u arrestua në vitin 2019.

I njëjti akuzohej për përdhunim, rrëmbim dhe vrasje.

Joseph ishte duke drejtuar një motoçikletë në zonën Artibonite në qytetin L’Estère të premten – një ditë pas arratisjes së tij kur u hetua në një pikë kontrolli, tha zëdhënësi i policisë Gary Desrosiers për Associated Press.

Ai tha se Joseph nxori një armë dhe vdiq gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë, transmeton klankosova.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje se si ka ndodhur shpërthimi, përveç asaj se 60 prej të arratisurve janë arrestuar dhe se hetimet po vazhdojnë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit