Me 26.02.2021 në ora 22.00 në SPB Shkup është lajmëruar se në një lokal në rrugën “6” në fshatin Stajkovc, në pronësi të S.P. dhe A.P.(52), lokali ka punuar jashtë lejes për punë ku ka pasur edhe mysafir, transmeton Almakos. Zyrtarët policor bashkë me Inspektoratin Shtetëror të Tregut kanë kryer kontroll ku në lokal janë gjetur dhe arrestuar 18 persona në Stacionin Policor Gazi Bazë, për procedurë të mëtutjeshme, për shkak të mos respektimit të masave për mbrojtjen e shëndetit nga Kovid 19. Pas dokumentimit të rastit kundër personave do të ngritet padi adekuate penale.