Disa çaste më parë është regjistruar një aksident tragjik në fshatin Gjokaj, Vorë, ku shtetasi me iniciale H.S. ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe përplasur me trafik-ndarësen. Si pasojë e plagëve të marra, pasagjeri me iniciale S.S. rreth 80 vjeç ka ndërruar jetë, ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.